Asllani në radarin e PSG-së

Asllani në radarin e PSG-së

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain, është duke tentuar që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani, në afatin kalimtar të janarit. Të hënën “CalcioMercato”, ka raportuar se Asllani po pëlqehet nga trajneri, Luis Enrique. Drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm t’i paguajnë 25 milionë euro skuadrës së Interit për Asllanin.

22-vjeçari këtë edicion në Serie A ka luajtur 115 minuta. Asllani me Interin ka kontratë edhe tri vjet.

Asllani si futbollist është zhvilluar në akademinë e Empolit. Me përfaqësuesen e Shqipërisë ka luajtur 25 ndeshje. Ka realizuar dy gola.

Shpërndaje në: