Asllani: Inzaghi më kërkoi që të futem dhe ta ndryshojë lojën
Kristjan Asllani luajti vetëm 15 minuta në fitoren e Interit me rezultat 1-0 ndaj Romës, por ai la shenjën e tij duke qenë protagonist në aksionin e golit të realizuar nga Marcus Thuram.
Një pasim fenomenal i reprezentuesit shqiptar drejt Dimarcos bëri që italiani pastaj të pasonte tek sulmuesi francez për golin që pati vlerën e tri pikëve.
Pas ndeshjes, ai falënderoi trajnerin Simone Inzaghi për besimin e dhënë, por edhe turkun Hakan Calhanoglu për të cilin thotë se po e ndihmon shumë që të rritet.
“Falënderoj trajnerin për mundësitë që më jep. Dua të vazhdoj të punoj shumë. Ai më kërkoi të bëja skuadrën të kthehej. Jam me fat që punoj me Calhanoglu. E shoh dhe e admiroj, ai është një nga më të mirët në botë. Ai më thotë se thotë se po përmirësohem në fazën e mbrojtjes dhe është e vërtetë.”, ka thënë Asllani.
Ai më tutje foli edhe për pasimin fantastik drejt Dimarcos.
“Pasimi për Dimarcon? Më pëlqen të ndryshoj lojën, pastaj ata e bënë punën e tyre për mrekulli. Të gjithë duam të luajmë, por kemi një mesfushë të fortë. A isha afër largimit në verë? Kishte një gjysmë mundësie para fillimit të kampionatit, por unë fola me klubin dhe ndjeva besimin, kështu që mendova se ishte e drejtë të qëndroja. Jam i lumtur që luaj me këta djem. Lojërat me Shqipërinë po më ndihmojnë. Lukaku? Nuk folëm për gjatë javës, ai bëri zgjedhjet e tij dhe ne e respektojmë këtë.”, tha në fund Kristjan Asllani.