Askush s’mund të pretendojë që Facebook-u është veç një shaka e padëmshme më

Askush s’mund të pretendojë që Facebook-u është veç një shaka e padëmshme më

Zbulimi se Cambridge Analytica i eksploatoi të dhënat e 50 milionë profileve në Facebook për t’i sulmuar votuesit amerikanë është me të vërtetë e frikshme. Por Cambridge Analytica nuk duhet të veçohet nga e keqja më e madhe në këtë tregim: Facebook-u. Është mistifikues fakti që ndërsa kompania e tij rregullon rrjedhën e informacionit për miliarda njerëz, duke inkurajuar shprehi e duke nxitur opinione të caktuara, dhe duke i monitoruar ndërveprimet mes tyre, Mark Zuckerbergu u ftua të jepte ligjërata në Harvard pa qenë i trajtuar me skepticizmin që meriton.

Tashmë e kemi mbërritur pikën kur një korporatë e pallogaritshme private mban të dhëna të detajuara për më shumë se qerekun e popullsisë së botës. Zuckerbergu dhe kompania e tij e kanë shmangur përgjegjësinë për shumë kohë. Qeveritë në secilin vend duhet të jenë serioze për mënyrën sesi ta trajtojnë Facebook-un.

Kur u dërguan në burg ata që dërguan mesazhe kërcënuese për Caroline Criado-Perezin dhe Stella Creasyn, nisi një debat mbi atë nëse platformat si Facebook-u e Twitteri do të duhej të klasifikoheshin si platforma apo si publikues/botues. Facebook-u trajtohet si të ishte thjesht një kanal që përçon informacione, që nënkupton se nuk ka përgjegjësi për përmbajtjen e asaj që përdoruesit e shpërndajnë.

Në vitin 2014, Iain MacKenzie, zëdhënësi i Facebook-ut tha, “Çdo pjesë e përmbajtjes në Facebook e ka edhe opsionin e ‘report’-it që i përcillet ekipit të operacioneve për t’u marrë me të. Për më shumë, individët mund të bllokojnë secilin që i ngacmon ata, duke u siguruar se nuk do t’iu lejohet të ndërveprojnë më tej. Facebook-u përballet me sjellje dashakeqe përmes një kombinimi të mekanizmave sociale dhe zgjedhjeve teknologjike të përshtatshme që japin një mundësi masive online.”

Por kompania është e paqartë rreth numrit të moderatorëve që ka punësuar, se si punojnë, dhe se si ndërmirren vendimet e tyre. Ka filluar të marrë një linjë të fortë të përmbajtjes së të djathtës ekstreme dhe ende po i reziston shumë përpjekjeve legjislative për të rregulluar përmbajtjen e saj. Se çfarë shohin përdoruesit atëherë kjo vendoset nga një algoritëm që mund të ndryshojë pa ndonjë konsulltim, përfshirë qeverinë ose bizneset që varen nga Facebook-u për të ardhurat e tyre – që nënkupton se shumë prej tyre shpejt mund të fshihen nga harta. Në shkurt 2018, websajti Digiday raportoi në LittleThings, një sajt katër-vjet-i vjetër se kishte vendosur të mbyllej kur Facebook-u vendosi t’i jepte prioritet posteve të përdoruesve ndaj përmbajtjes së botuesve. Qindra vende pune u humbën.

Facebook-u nuk ishte i vetmi kontribues në mbylljen e LittleThings, por ata që punonin në websajt thanë se nuk kishin çka të bënin pas ndryshimit të algoritmit. Dhe ky nuk është i vetmi shembull: në vitin 2013, një algoritëm përgjysmoi trafikun e përmbajtjes virale të websajtit Upworthy – një gjë nga e cila ky web-sajt nuk është mëkëmbur asnjëherë.

Impakti i dominancës së Facebook-ut nënkupton që publikimet janë në përpjekje të vazhdueshme që t’ia dalin mbanë me strategjinë në ndryshim të platformës. Redaktori i Wired, Nick Thompson, së fundi i tha Digiday-t se kishte frikë që “Facebook-u e bënte një kurdisje që do t’i shkurtonte fitimet e mediave që rriteshin shumë”.

Shumë është bërë nga fakti që Facebook-u e krijoi “filterin e flluskave”. Ai është kritikuar për prioritetizimin e përmbajtjes që përdoruesit do ta pëlqenin – që nënkupton se ka më pak diversitet në storjet e lajmeve që njerëzit lexojnë – dhe se do të dështonin të zmbrapsnin propagandën. Në fakt, ylli i ri italian i së djathtës ekstreme Matteo Salvini në mënyrë eksplicite e ka falenderuar Facebook-un për kontributin në rezultatet e fundit zgjedhore në vendin e tij.

E gjithë kjo nga një kompani që në vitin 2016 i pagoi vetëm 5,1 milion funte në taksat e korporatave në operacionet e saj në Britani të Madhe, pavarësisht që profiti dhe të ardhurat gati u katërfishuan si shkak i rritjes së shitjeve nga reklamat. Në dhjetor të vitit 2017, Facebook-u njoftoi se do të fillonte t’i merrte fitimet nga reklamat në vendet ku ndodhnin këto fitime, në vend se t’i ridrejtonte ato kah Irlanda, megjithëse – siç raportoi kjo gazetë – lëvizja nuk ka mundësi të rezultojë në pagimin e më shumë taksave”. Kjo ndodh pavarësisht thirrjes së Zuckerbergut ndaj qeverive që të fillojnë të paguajnë një shumë bazike univerzale për çdo qytetar si përgjigjje për automatizimin, e udhëhequr pjesërisht nga Silicon Valley.

Edhe nëse duam të shmangim sajtin dhe të ruajmë të dhënat tona, nuk është aq e lehtë sa mund të mendojë dikush. Sipas Roger McNamee-t, një investitor i hershëm në Facebook, kompania e përdorë teknikën e njëjtë si propaganda dhe kazinot që të tërheqin varësi psikologjike te përdoruesit e tyre – të tilla si njoftimet konstante dhe shpërblimet e ndryshme. Duke na mbajtur të përkulur, Facebook-u është i aftë të mbajë një shumë të madhe të dhënash nga ne. Ajo që është surprizuese, dhe brengosëse, janë të dhënat e rrjedhura që Facebook-u i ka – profilet që mund t’i ndërtojë të përdoruesve të tyre bazuar në informacionet në dukje të padëmshme. Autori i librit Networks of Control, Wolfie Christl, vërejti se një patentë e publikuar nga Facebook-u i gjen kohët e ndryshme të njerëzve duke i përdorur të dhënat e lokacionit nga aplikacionet mobile. Atëherë i përdorë ato dhe të dhëna të tjera për t’i ndarë përdoruesit në klasa të ndryshme sociale.

Të dhënat masive që i zotëron Facebook-u hskojnë bashkë me përvetësimin e kompetitorëve. Nick Srnicek, autori i “Plaforma Kapitalizëm”, tha, “Facebook-u po sillet si një monopol klasik: po i blen kompetitorët si Instagrami, po i kopjon rivalët si Snapchat, dhe madje e ka edhe një aplikacion të vetin, Onavo, që i lajmron ata nga kërcënimet e mundshme. E gjithë kjo e kombinuar me një gjithpërfshirje të pakontrolluar të të dhënave tona që janë përdorur për të ndërtuar një hendek të papërshkueshëm rreth bizneseve të tij.”

Ndoshta është koha të trajtojmë Facebook-un si korporatë gjigante multinacionale – veçanërisht sepse njerëzit me profile Facebook-u nuk janë konsumatorë të kompanisë: ata janë produkti që iu shitet reklamuesve.

Marrë nga Guardian | Përkthyer nga Periskopi

Shpërndaje në: