Askush nuk e ha, por kjo erëz vlen si ar

Askush nuk e ha, por kjo erëz vlen si ar

Cilësitë mjekësore të kësaj erëze gradualisht janë zbuluar gjatë shekujve dhe kaherë është konstatuar që ndikon fuqishëm kundër inflamacionit.

Erëza e këtillë është e njohur në tërë botën falë cilësive të shumta shëruese.

Kurkuma (Curcuma longa) përmban kurkuminë, polifenol, përbërës aktiv i cili ka më shumë se 150 cilësi terapeutike.

Konsumimi i mjaltit dhe i kurkumës përmirëson metabolizmin dhe shton numrin e baktereve të mira në zorrë.

Bar kundër gripit dhe ftohjes.

Përbërësit: 100 g mjaltë, 1 lugë kurkumë pluhur.

Përzieni të dy përbërësit ashtu që në tërësi të bashkohen dhe vendosni në një kavanoz të pastër, transmeton Telegrafi.

Sapo të vëreni simptomat e para të ftohjes apo të gripit, barin merreni në këtë mënyrë:

Dita e parë: merrni gjysmë luge në çdo orë.
Dita e dytë: merrni gjysmë luge në çdo dy orë. Dita e tretë: merrni gjysmë luge tri herë në ditë.

 

Shpërndaje në: