ASK tregon datën e shpalljes së rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimi i Popullsisë

ASK tregon datën e shpalljes së rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimi i Popullsisë

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) njofton se është caktuar data e shpalljes së rezultateve të para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë (ReKos2024). Shpallja e rezultateve të para përfundimtare do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet, më 19 dhjetor 2024.

Në njoftim thuhet se Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore, do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7-muajshe që nga përfundimi i regjistrimit të popullsisë në terren.

Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025.

Njëkohësisht, ASK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë (ReKos2024).

Shpërndaje në: