ASK: Konsumi i energjisë elektrike në janar të këtij viti ishte 11.41% më i madh se në janar të 2024-tës

ASK: Konsumi i energjisë elektrike në janar të këtij viti ishte 11.41% më i madh se në janar të 2024-tës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin mbi energjinë elektrike për muajin Janar 2025, i cili tregon një rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit, prodhimi total bruto i energjisë elektrike nga të gjitha burimet në muajin janar ishte 634.73 GWh, duke shënuar një rënie të lehtë prej 0.54% krahasuar me janarin e vitit 2024.

Nga kjo sasi, 575.21 GWh u prodhua nga termocentralet, 17.89 GWh nga hidrocentralet dhe 41.62 GWh nga burimet alternative si era dhe panelet solare.

Nga ana tjetër, konsumi i energjisë elektrike në janar 2025 arriti në 664.4 GWh, një rritje prej 11.41% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak. Për të përmbushur kërkesën e lartë për energji, Kosova ka importuar 410.15 GWh, ndërsa ka eksportuar 159.68 GWh në të njëjtën periudhë.

Në raport theksohet gjithashtu se pjesëmarrja e energjisë alternative në konsum ka arritur në 8.96%, duke treguar një rritje të moderuar të përdorimit të burimeve të ripërtërishme.

Shpërndaje në: