Asistimi maestral i Dani Alvesit për Leo Messin kundër PSG-së, është për muze futbolli
Do të ishte budallallëk të sugjeronim se roli i Dani Alvesit në skuadrën e ëndrrave të Barcelonës ka qenë minimal.
Mirëpo, në krahasim me nivelin ku mbahen Lionel Messi, Xavi dhe Andres Iniesta, është e lehtë ta harrojmë se ishte ardhja e Alvesit më 2008, kur erdhi edhe Guardiola, që markoi një prej ndryshimeve më të mëdha në historinë e futbollit modern, transmeton Periskopi.
Mbrojtësit sulmues gjithmonë kanë qenë prezent në lojë, por aftësia e brazilianit të luajë me Messin me efektivitet, hapi rrugën për futbollistë si Trent Alexander-Anrold dhe Achraf Hakimi.
Partneriteti Messi-Alves ishte legjendar dhe ndoshta nuk ka shembull më të mirë të kuptimit telepatik të tyre se ndeshja në Champions League mes Barçës dhe Paris Saint-Germain më 2013.
Në pozitën e mesfushorit qëndror, pasi një këndore u spastrua nga rivalët, Alves dhuroi qartazi asistimin më të mirë për argjentinasin.
Me të jashtmen, ai dërgoi topin mbi mbrojtjen e PSG-së, në të njejtën kohë kur Messi po vraponte prapa mbrojtjes.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/