Asistentja e Qerkinit: Ma ka lanë amanetin: Gjyle, vazhdoje kërkimin

Sot në Shipol të Mitrovicës po varroset Bajram Qerkini, drejtori i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur.
Asistentja e tij, Gjyle Haziri është e pranishme në varrim, dhe shprehu fjalë nderi dhe respekti për figurën e Qerkinit, por edhe dhimbje që nuk arriti ta zbulojë fatin e Reshatit, djalit që iu zhduk gjatë luftës në Kosovë.
“Na dhimet shumë se shkoi pa e gjetë djalin. Ka qenë shumë njeri i aftë, kam marrë mësime të mira prej tij. Plot 20 vjet bashkë në një zyrë”, ka thënë Haziri.
“Ma ka lanë amanetin: Gjyle, vazhdoje kërkimin”.