Ashtu siç edhe pritej, Holanda demolon Gjibraltarin për tri pikët
Holanda ka shënuar fitore të thellë për tri pikë të reja në kualifikueset e botërorit 2022.
Tulipanët kanë mposhtur Gjibraltarin me rezultat 6:0, në një ndeshje që dilemat për fituesin i mbylli qysh në pjesën e parë, shkruan Periskopi.
Van Dijk shënoi golin e parë në këtë takim, në minutën e 9’, kurse edhe dy herë të tjera brenda këtij 45 minutëshi i shënoi Memphis Depay, në minutat 21’ dhe 45+3’.
Në pjesën e dytë për rezultatin final me tri gola të tjera u përkujdesën Dumfries (48’) dhe Danjuma (75’) dhe Malen, shkruan Periskopi.
Holanda tashmë shkon në 19 pikë pas tetë ndeshjeve, kurse Gjibraltari mbetet pa pikë, me një goldiferencë prej 3:34. /Periskopi/