Asgjë shqetësuese, Paqarada do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e marsit

Asgjë shqetësuese, Paqarada do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e marsit

Leart Paqarada nuk pritet t’i mungojë Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit, pavarësisht se aktualisht është duke vuajtur nga një dëmtim.

Mbrojtësi i St Paulit ishte ndër më të spikaturit në fitoren e skuadrës së tij 1-0 kundër Hamburgut të hënën, por për shkak të një dëmtimi u desh të zëvendësohej në minutën e 78-të të ndeshjes, raporton Periskopi.

E pas takimit, trajneri i klubit, Timo Schultz ka ngritur pikëpyetje rreth disponueshmërisë së 26-vjeçarit, duke thënë se është në pikëpyetje për ndeshjen e ardhshme kundër Karlsruher.

Kosovo's defender Leart Paqarada vies with England's midfielder... News  Photo - Getty Images

I menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave dhe gazetave kosovare, të cilët filluan të ngrisin pikëpyetje nëse ai do të jetë pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror në fund të marsit.

Periskopi ka kontaktuar me babain e Leartit, Shukriun i cili potencoi se lëndimi nuk duket serioz ashtu siç u pretendua fillimisht.

”Ai ka dëmtuar një nerv, por besoj se do të jetë i gatshëm për ndeshjet e marsit. Në fakt, ai është stërvitur sot dhe ka gjasa të rikuperohet në kohë edhe për ndeshjen e fundjavës,” u shpreh Shukri Paqarada për Redaksinë tonë.

Kosova fillon ciklin kualifikues për Botëror me një ndeshje kundër Suedisë në ‘Fadil Vokrri’ më 28 mars, para se të udhëtojë drejt Spanjës më 31 mars. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: