Asgjë e re nga Xhaka – Edhe këtë verë te Arsenali
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pohuar se ishte ‘shumë afër’ largimit nga klubi verën e kaluar, duke insistuar se ‘dera ishte e hapur’ për t’i thënë lamtumirë stadiumit Emirates.
Reprezentuesi i Zvicrës ishte transferu nga Borussia Moenchengladbach te Arsenali në verën e vitit 2016, shkruan Periskopi.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho thuhet se ishte i gatshëm për të nënshkruar me 29-vjeçarin në afatin kalimtar të verës të vitit të kaluar, por klubi nuk arriti të pajtohej për çmimin e tij.
I pyetur se sa afër ishte largimi nga Topçinjtë – për të cilët tani ka bërë 250 paraqitje në të gjitha garat – ai tha: “Shumë afër”.
“Sigurisht, reagimi im i parë ishte të qëndroja në klub, por ata hapën derën: “Nëse vjen diçka, unë mund të largohem”.
“Duhet të jem gjithashtu i sinqertë. Nuk dua të them një emër tani, por dera ishte e hapur që edhe unë të largohesha nga klubi. Por në fund, endosën të më mbanin këtu”, tha ai.