Asgjë e re: Manchester City fiton, tifozët e Manchester United vajtojnë, nga top 4-shja largohen
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Man Cityt dhe Man United, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Premierligë.
Skuadra e Cityt u reguan me të zot në këtë takim, ku dhe shënuan fitore bindese prej 4:1, shkruan Periskopi.
Me dy golat e De Bruyne dhe dy nga Mahrez, City e “gjunjëzoi” Unitedin që nuk arriti të bënte më shumë se vetëm një gol me Sanchon në minutën e 22’të të takimit.
Me këtë fitore, City vahzdon të mbetet lider i Premierligës me 69 pikë, ndërsa United nga pozita e katër, zbret në pozitën e pestë me 47 pikë.