Asesi të këndellet Barcelona, pëson humbjen e radhës ndaj Rayo Vallecanos
‘Blaugranët’ janë duke kaluar krizë rezultatesh.
Skuadra e Barcelonës është mposhtur nga Rayo Vallecano me rezultat 1-0, shkruan lajmi.net.
Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman ishte më këmbëngulës në fillim dhe kishte më shumë mundësi shënimi.
Megjithatë, përkundër rasteve dhe posedimit të topit Barça nuk arriti të gjente golin e epërsisë.
Vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e Radamel Falcaos në min e 29′.
Me rezultat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Barcelona ishte akoma më sulmuese në tentim të gjejë golin e barazimit.
Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Memphis Depay që dështoi të shënonte nga penalltia në min e 72′,
Edhe në vazhdim Blaugranët mundoheshin të realizonin, por pa sukses dhe kështu pësojnë humbjen e radhës me rezultat 1-0.
Pas kësaj disfate Barcelona mbetet në koutën e 15 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Rayo Vallecano ka 19 pikë në vendin e pestë