Asani tregohet i madh: Jam më i lumturi në botë që po luaj me Shqipërinë

Asani tregohet i madh: Jam më i lumturi në botë që po luaj me Shqipërinë

Jasir Asani ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares shqiptare, që në ndeshjen e ti të dytë si kuqezi, një gol që ndihmoi Shqipërinë të siguronte fitoren 2-0 ndaj Moldavisë.

“Të them të drejtën, familja e shokët, që kur mora ftesën më thanë që do shënosh shpejt supergol. Falënderoj tifozët që kanë besuar, jam i lumtur dhe dua të vazhdoj edhe më shumë.

Unë mendoj se që ditën e parë që e kam takuar Silvinjon, më ka dhënë mbështetje shumë të madhe, jo vetëm mua, por edhe të gjithëve. Do vazhdoj edhe me më shumë punë, se nuk kam bërë asgjë, duhet të arrijmë objektivat. E kam treguar se e kam merituar ftesën. Pjesa e parë ishte shumë emocionuese për mua se ishte ndeshja e parë përballë kaq shumë tifozëve në Shqipëri.

Më ka marrë malli shumë të luaj këtu, ka shumë vite pa luajtur këtu.

Të them të drejtën, çdo shqiptar anembanë botës, çdo futbollist ka dëshirë të luajë për kombëtaren shqiptare. Që në fëmijëri kam pasur dëshirë të madhe që të arrij të luaj për kombëtaren, ia dola dhe jam më i lumturi në botë. Këtë ndeshje nuk do ta harroj kurrë përballë tifozëve, falë atyre arritëm fitoren dhe uroj të na japin më shumë mbështetje se kemi nevojë”, tha Asani për “SuperSport” pas sfidës.

Shpërndaje në: