AS zbulon datën e debutimit të Xavit si trajner i Barcelonës
Xavi Hernandez si trajner i Barcelonës duket tashmë punë e kryer.
Trajneri i Al-Sadd pritet të shkëpusë kontratën me skuadrën aktuale pas 4 nëntorit, kurse te Barcelona do të debutojë më vonë gjatë muajit tjetër, përcjell Periskopi.
Xavi thuhet se do të largohet nga Al-Sadd të enjtën, dhe do të prezantohet pas ndeshjes së Barcelonës ndaj Celta Vigo.
Kurse, debutimi i tij si trajner, sipas AS, do të jetë më 20 nëntor.
Më 20 nëntor Barcelona luan derbin kundër Espanyol. /Periskopi/