As që i interesoi, thjesht ‘dëshironte të shkonte në shtëpi: Reagimi qesharak i birit të Messit kur babai fitoi ‘Topin e Artë’
Lionel Messi ka fituar ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë në karrierë në ceremoninë e Parisit, të hënën mbrëma, shkruan Periskopi.
Ishte një arritje e jashtëzakonshme për argjentinasin, por jo të gjithë ishin aq të ngazëllyer sa ai për ngjarjen.
E një ndër ta që nuk u duk aspak i impresionuar me të arriturën ishte biri më i ri i tij, Thiago, i cili vetëm qëndroi sikur ishte i ngopur nga nata ‘e mërzitshme’ dhe dukej se krejt çka dëshironte ishte të shkonte në shtëpi dhe të flinte, për dallim nga vëllezërit e tij që ishin qartazi të lumtur. /Periskopi.com/
Dad won an other Ballon d’Or, let’s dance kids ?#ballondor pic.twitter.com/MNH8OYKkZa
— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021