As përfaqësuese, as kombëtare – Ja si e quan Spanja kombëtaren e Kosovës në njoftimin për ndeshjen

As përfaqësuese, as kombëtare – Ja si e quan Spanja kombëtaren e Kosovës në njoftimin për ndeshjen

Kombëtarja e Spanjës ka zbuluar listën e të ftuarve për tri ndeshjet e para për Qatar 2022 dhe ka përmendur edhe ndeshjen me Kosovën.

Kjo kombëtare në faqen e saj në Facebook e ka quajtur Kombëtaren e Kosovës si “territori i Kosovës”.

Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu mes pesë vendeve të vetme në Bashkimin Evropian që mban qëndrim kundërshtues ndaj shtetit tonë.

Sidoqoftë, ndeshja do të luhet brenda territorit të Spanjës, në Sevillë më saktësisht.

Ndërkohë, një numër shumë i madh kosovarësh vazhdojnë ta quajnë Kosovën përfaqësuese e jo kombëtare.

Statusi i plotë:

“Zyrtare: Luis Enrique zbulon listën e ardhshme të të mbledhurve të hënën, më 15 mars.

Spanja e nis rrugën për Qatar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjia dhe territori i Kosovës.”

 

Shpërndaje në: