As në Kosovë nuk ka pagë më të vogël: Dani Alves do të paguhet 1 euro në javë për të luajtur te Barca

As në Kosovë nuk ka pagë më të vogël: Dani Alves do të paguhet 1 euro në javë për të luajtur te Barca

Paga e Dani Alves te Barcelona është qesharake.

Braziliani thuhet se do të rikthehet te Barcelona, me kërkesën e Xavi Hernandez. Ky i fundit beson shumë në përvojën e Alves dhe pret ndihmë të madhe nga ai.

Por, paga e Alves duket se do të jetë simbolike, vetëm për ta mundësuar rikthimin.

E përditshmja spanjolle, Sport, shkruan se për rikthimin te Barca, Dani Alves është pajtuar të luajë për vetëm një euro në javë.

Alves gjatë kësaj vere triumfoi me Brazilin në Lojërat Olimpike, duke u bërë futbollisti më i trofeshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: