“As në ëndrrën më të keqe nuk e kishim parë se ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet”
Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani ka thënë se ushtarët po trajtohen pa dinjitet, e për arsye të pagave po e lëshojnë ushtrinë.
“Shifrat e publikuara sot nga Ramush Haradinaj, atëherë Kryeministër dhe faktori kryesor vendimmarrës për bërjen e Ushtrisë, dëshmojnë emergjencën për të përmirësuar kushtet e Ushtrisë. Besoj se të gjithë duhet t’i bashkohemi thirrjes së tij për rininë e Kosovës që të bëhen ushtarë dhe për ushtarët të qëndrojnë në shërbim.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë:
Kur i bëmë ligjet për Ushtrinë, as në ëndrrën më të keqe nuk kishim parë se vjen një ditë kur ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet. E për arsye të pagave do të lëshojnë ushtrinë.
Shifrat e publikuara sot nga Ramush Haradinaj, atëherë Kryeministër dhe faktori kryesor vendimmarrës për bërjen e Ushtrisë, dëshmojnë emergjencën për të përmirësuar kushtet e Ushtrisë.
Besoj se të gjithë duhet t’i bashkohemi thirrjes së tij për rininë e Kosovës që të bëhen ushtarë dhe për ushtarët të qëndrojnë në shërbim.#Siguria #Ushtria #Kosova #NATO