As Lamborghini nuk qenka i përkryer, i tërheq nga tregu 5000 vetura
Sipas Administratës Kombëtare të SHBA për Siguri në Komunikacion në Autostrada (NHTSA), tërheqja iu referohet 4,796 automobilave Lamborghini Huracan, të prodhuara mes viteve 2015 dhe 2020.
Si shkak i tërheqjes është dhënë defekti në një komponent që kushton rreth 2 euro. Bëhet fjalë për një mbulesë të vogël plastike. Modeleve Huracan iu mungojnë prizat që i mbulojnë vidat horizontale për rregullimin e dritave të shkurta.
Pronarët mund t’i gjejnë edhe vet këto vida, por mund t’i rregullojnë dritat keq. Si rezultat, shoferë tjerë në rrugë mund të verbohen dhe të shkaktojnë ndonjë aksident. Lamborghini e zbuloi problemin në janar të viti 2020 dhe e raportoi zyrtarisht dy muaj më vonë. Gati dy vjet më vonë autoritetet amerikane urdhëruan riparimin e defektit.
Sipas dokumentit të NHTSA, Lamborghini do t’i instalojë pa pagesë kapakët e prishur.