As GM nuk eksporton më në Rusi

As GM nuk eksporton më në Rusi

General Motors (GM) i është bashkuar prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve që nuk do të eksportojnë më vetura në Rusi. Kjo si pasojë e sanksioneve të vendosura, por edhe si mënyrë se si General Motors solidarizohet me popullin ukrainas.

“Mendimet tona janë tani me popullin e Ukrainës. Humbja e jetëve është tragjedi, prandaj shqetësimi ynë kryesor tani është sigurimi i njerëzve të rajonit,” deklaroi një zëdhënës i GM për portalin Carscoops.

Ndryshe, General Motors u tërhoq nga tregu rus pas shitjes së aksioneve të saj në AvtovAZ, ku Renault Nissan, VW Group dhe Stellantis tani kanë prodhim aktiv. Mirëpo, GM në Rusi posedon një kompani të madhe të shitjes, e cila përkujdeset për shitjen e veturave amerikane dhe verikoreane në tregun rus dhe ato përreth.

Pak ditë më parë, Volvo njoftoi se ka ndalur eksportet në Rusi, përderisa Volkswageni se i ka pezulluar përkohësisht shpërndarjen e veturave për tregtarët e saj atje. Gjithashtu, edhe VW edhe Renault kanë njoftuar se po e pezullojnë përkohësisht prodhimin në Rusi.

Shpërndaje në: