As gjumi dhe as pushimet: 7 llojet e çlodhjes që ju duhen për t’u ndjerë sërish në formë
Gjumi nuk është mjaftueshëm. Pushimet gjithashtu nuk janë. Mbingarkesa nga puna, lodhja e akumuluar, etj ju bëjnë të mos funksiononi në 100% tuaj në çdo lloj aspekt të jetës. Eshtë e rëndësishme të pushojmë, por edhe më e rëndësishme është të dimë si të pushojmë. Ka 7 lloje çlodhjesh që i duhen trupit dhe trurit për t’u përballur me defiçitet kronike që vijnë nga mbingarkesa.
1. Çlodhja fizike
S’është surprizë që lloji i parë i çlodhjes që kemi nevojë është pushimi fizik. Herë pas here duhet të heqim dorë nga çdo aktivitet për të rimarrë energjitë që na duhen. Gjumi, dremitja apo thjesht duke qëndruar shtirë mund të themi se pushojmë, por njëkohësisht kjo arrihet edhe duke bërë yoga , streçing apo masazhe relaksuese.
2. Çlodhja mendore
Kjo është pak më e vështirë për t’u arritur në krahasim me të parën. Gjumi sigurisht që ndihmon, por duhet diçka më tepër. Truri duhet të funksionojë në mënyrë të tillë që të bëj një pauzë nga mendimet e këqija apo shqetësimet e tëpërta që ju mbilodhin.
Një terapi qetësuese e mirë që funksionon është të vëzhgoni. Provoni të shihni për minuta me radhë sesi retë ecin në qiell, si përplasen dallgët e detit në shkëmbinj, si qëndron një lule apo trajektoren që bën një milingonë.
3. Çlodhja e shqisave
Në jetojmë në një botë të mbushur me gjëra që na stimulojnë: ekrane, drita, muzikë, biseda, fëmijë, etj. Ekspertët thonë se të gjithë ne duhet t’ja lejojmë vetes luksin për të qëndruar 45 minuta me veten tonë, pa lejuar askënd dhe asgjë të na shpërqëndrojë shqisat. Jini prezent vetëm diku pa u përfshirë askund tjetër.
4. Pushimi emocional
Ky lloj pushimi na jep hapësirën për të qenë autentikë. Kur dikush na pyet si jemi pasi dukshëm e sheh që jemi të mërzitur dhe ne përgjigjemi me “mirë”, automatikisht i kemi krijuar veten presion. Në vend të kësaj duhet t’i lejojmë vetes të jemi autentikë dhe të përgjigjemi me: “Po në fakt jam pak e mërzitur me…”
Eshtë shumë më çlodhëse emocionalisht se çdo përgjigje tjetër.
5. Çlodhja sociale
Të kuptosh nëse je introvert apo ekstrovert është shumë e rëndësishme. Kjo sepse duhet të dish nëse ti fiton energji prej të tjerëve apo ndihesh i konsumuar pasi ke kaluar shumë kohë me ta?! Duke ditur limitet e “baterive tona sociale” mund të ndihmojmë veten për t’u rikarikuar.
6. Çlodhja krijuese
Për ata që punojnë në fusha kreative, ky pushim është nevojë absolute. Keni dëgjuar për “ëriter’s block”- ngërçi që pësojnë njerëzit që shkruajnë në një moment të caktuar? Kjo ndodh për shkak të mbingarkesës, apo shfrytëzimit maksimal të kreativitetit si pasojë e presionit “duhet ta bëj patjetër”. Dilni nga një projekt në tjetrin dhe lejojini vetes ca kohë për t’u furnizuar me energji dhe ide.
7. Çlodhja shpirtërore
Ky lloj pushimi i përket nivelit më të lart të paqes, atij më të thellit që të kthen tek qënia jote. Kjo mund të arrihet përmes lutjeve, meditimit, apo përpjekjeve për të gjetur kuptimin e jetës.