As falas, Messi nuk do të mund të luante për Barcelonën – sqarohet gjithçka
Lionel Messi u obligua të largohej nga Barcelona. Kjo është e vërteta.
Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, i cili me Barcelonën fitoi gjashtë Topa të Artë, si dhe një numër të madh trofesh me skuadrën, dje u përshëndet me ‘Camp Nou’.
Pyetjet ishin të shumta lidhur me atë se pse Messi nuk vazhdoi. Disa insistonin se ai kërkoi shumë para, ose nuk u tërhoq nga paga e tij, pa kuptuar vërtetë logjikën se pse u pamundësua qëndrimi i Messi. Një shpjegim të dhënë nga Millar ua përcjell Periskopi më poshtë.
Colin Millar, gazetari i ‘Times’, thotë se faji qëndronte në borxhet e skuadrës së Barcelonës për pagat. Sipas tij, Barcelona ndante 110% të të hyrave vjetore për paga. Kjo e vendoste skuadrën automatikisht në borxh.
Me largimin e Leo Messi, Barcelona do të shpenzonte 95% të të hyrave vjetore në paga. Kjo shifër do të ishte përsëri e papranuar. Do të thotë, edhe me 0 euro pagë për Messin, situata nuk ndryshon asgjë.
Po ashtu, siç thotë Millar “Secila kontratë, sipas ligjit të Spanjës, është e domosdoshme të jetë minimumi 50% i kontratës paraprake”. Kjo për të parandaluar manipulimet.
Këto sqarime, të cilat Periskopi ua përcjell në pika të shkurtra, vërtetojnë edhe fjalët e Lionel Messi, por edhe të Joan Laporta.
Shumë njerëz merrnin shembullin e Pau Gasol, por në situatën e Messit, metoda për pagë simbolike nuk mund të zbatohej. /Periskopi/