As Del Ponte, as Marty: Rrëfimi i këtyre dy amerikanëve çoi në Gjykatën Speciale (Video)

As Del Ponte, as Marty: Rrëfimi i këtyre dy amerikanëve çoi në Gjykatën Speciale (Video)

Më poshtë e keni rrëfimin e Michael Montgomeryt, gazetari që e gjurmoi çështjen e trafikimit të organeve dhe që u përfshi në Memoaret e znj.Carla Del Ponte dhe në raportin e Dick Martyt. Mbi bazën e këtij raporti do të themelohej më vonë edhe e ashtuquajtura Gjykata Speciale. 

Kishte qindra njerëz që ishin zhdukur pas luftës [në Kosovë], trupat e të cilëve nuk ishin gjetur kurrë. Ky ishte fakt dhe mbetet fakt edhe sot e kësaj dite.

Mendoj që sot lufta e Kosovës është diqysh e harruar. Shumë gjëra kanë ndodhur, sulmet e 11 shtatorit, lufta në Irak e Afganistan, edhe pse në atë kohë ishte temë e nxehtë.

Ekipi ynë shkoi në Kosovë, menjëherë pas lufte, Stephen Smith dhe unë, Michael Montgomery, transmeton Periskopi.

Ne donim të koncentroheshim te një fshat që kishte qenë skena e një masakre të tmerrshme të kryer nga forcat paramilitare serbe. Ne i bëmë anatominë një krimi lufte që ishte bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Por, ajo që gjetëm rrugës, dhe mbajeni mend se po flasim për vetëm një muaj pas lufte, krimet kishin ndaluar. Ajo që po gjenim pas lufte – pasi forcat ushtarake serbe ishin dëbuar nga Kosova, dhe shqiptarët ishin kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë – ishte se kishte krime që po kryheshin jo nga serbët, por nga shqiptarët, përcjell Vice.

Në atë kohë, këto krime ishin parë si krime të hakmarrjes. Kishte serbë dhe anëtarë pakicash tjera që po zhdukeshin. Dhe pretendimet ishin se ata po zhdukeshin në duart e njerëzve të UÇK-së.

Ajo që gjetëm ishte se shumë prej njerëzve që ishin zhdukur, në fakt ishin gjallë. Ishin kidnapuar. Ne u hamendëm mos UÇK-ja po kërkonte dëmshpërblim apo që po kërkonte t’i liroheshin ushtarët e saj nga serbët. Por kjo s’po ndodhte.

Kështu, filluam të dëgjonim fjalë për serbë që ishin kidnapuar, ishin vënë nëpër kamionë dhe ishin larguar përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Por, pse?

Nëse ky ishte akt hakmarrjeje, pse duhej të lodheshe që ta mbaje gjallë e ta bartje përgjatë kufirit? Kishte rrezik dhe kosto kjo punë,

Dhe këtu rrëfimi u bë shumë i çuditshëm.

Ushtarët kishin marrë urdhra që të mos i keqtrajtonin të kidnapuarit. Kur i kishin çuar në anën tjetër të kufirit, aty kishte pasur mjekë.

Pas kontrolleve mjekësore, ata do të dërgoheshin në një vend tjetër dhe do të vriteshin për t’iu marrë më pas veshkët nga trupi i tyre. Këto veshkë do të shiteshin më pas në tregun e paligjshëm të organeve.

Dhe ne e dimë se në atë kohë po lulëzonte kjo industri në Stamboll të Turqisë. Njerëzit vinin nga Izraeli, nga Lindja e Mesme dhe paguanin qindra-mijëra dollarë për këto veshka.

Duket si fantashkencë absolute!

Ne u takuam me një burrë. Ai ishte një djalë i ri shqiptar që kishte qenë në UÇK me qëllimin që ta fitonin Pavarësinë nga Serbia.

Atij i ishte ngarkuar detyra e ngasjes së dy serbëve nga një zonë e sigurt në tjetrën brenda Shqipërisë. Këta dy serbë e kishin lutur ushtarin e UÇK-së që t’i vrisnin në mënyrë që organet të mos iu përfundonin te UÇK-ja.

Ky ushtar i UÇK-së kishte pranuar sepse ishte gërditur nga një gjë e tillë. Ai nuk kërkoi asgjë prej nesh, as pare as femra as kurrgjë.

Dhe kështu, u vumë pas në kërkim të detajeve. Përfunduam te një shtëpi në Shqipërinë e Mesme, që u quajt më vonë Shtëpia e Verdhë.

Arritëm ta merrnim lokacionin, dhe një ditë shkova aty. Shkova me një shofer shqiptar dhe një përkthyes.

Na u prish vetura vetëm pak kilometra larg prej fshatit. Vendosëm të ecnim duke e ditur se gjëra shumë të këqija kishin ndodhur. Ecnim nëpër atë zonë të varfër, në rrugën me lloç dhe e pamë shtëpinë.

Në afërsi ndodhej edhe një dyqan shumë i vogël që shiste pije të ftohta. U ndalëm aty por menjëherë u rrethuam nga fshatarët. Ata po na pyesin gjëra. E kuptova se nuk po ndiheshim mirë e sigurt në atë situatë, nëse do t’iu thoja që isha gazetar apo pse isha aty.

Nuk ndihesha i sigurt.

Udha mbaronte te Shtëpia e Verdhë, dhe kështu iu thashë se po këqyrja ta lidhja rrugën me malin. Shpëtuam!

Kështu, raportin tonë ia dorëzuam OKB-së duke menduar se të dhënat tona do t’i ndihmonim.

Ata e mbledhën një grup ekspertësh dhe shkuan te Shtëpia. Dhe, shkuam edhe unë me Steven Smithin.

Brenda disa orësh gjurmime në Shtëpinë e Verdhë, ekipi ia doli t’i gjente disa gjëra interesante.

Dhe më pas, gjetën edhe gjurmë gjaku në dhomën e ndejës. Kur lideri i ekipit filloi t’i pyeste anëtarët e familjes për gjakun, ata thanë gjëra kundërthënëse. Por, në mes të asaj dhome, nga spreji u duk se gjaku nuk ishte vetëm në një formë tavoline – që mund të ishte përdorur për t’iu marrë organet viktimave.

Kur po ktheheshim, një grup fshatarësh na dolën përpara dhe na bllokuan. Na thanë qartë se asgjë s’kishte ndodhur dhe se nuk donin të na shihnin më.

Evidencat tona nuk u morën parasysh nga askush dhe e shkatërruan atë.

Por, më pas në memoaret e saj, me provat tona operoi znj.Carla Del Ponte.

Dhe, pas Carla Del Pontes, erdhi Dick Marty e më vonë edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. /Periskopi

Shpërndaje në: