”As bukë spo don me na lon me hongër” – Pejani i mllefosur pretendon se fatura e rrymës i erdhi shumë e lartë

”As bukë spo don me na lon me hongër” – Pejani i mllefosur pretendon se fatura e rrymës i erdhi shumë e lartë

Faturat e rrymës po vazhdojnë t’i shqetësojnë qytetarët e Kosovës, pasi ato po vijnë me çmime të larta, shkruan Periskopi.

Së fundmi, Mergim Musaj nga fshati Ramun i komunës së Pejës, ka dërguar në redaksinë e Periskopit, faturën e fundit të energjisë elektrike, për të cilën ai thotë, se çmimi është jashtë normales.

Musaj pretendon se është faturuar më shumë se sa ka hargjuar gjatë muajit të kaluar.

“E kam njet edhe në Polici me i paralajmëru. Po këta janë tranu more. As bukë spo don me na lon me hongër” – u shpreh Musaj.

Më poshtë mund ta shihni faturën e fundit të  këtij qytetari.

 

Ndryshe, ZRRE-ja konfirmoi se kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë kanë kërkuar që ajo të shtrenjtohet, por nuk specifikoi se sa.

Shpërndaje në: