Artpolis organizon debatin “A je valentini im? Romanticizmi i mbivlerësuar”
Në kuadër të ekspozitës “Përceptime: Burrneshat”, qendra Artpolis do të mbajë debatin “A je valentini im? Romanticizmi i mbivlerësuar”.
Nën moderimin e Zana Hoxha Krasniqit, paneli do të mbahet më datën 16 shkurt 2019, me fillim nga ora 12:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Në këtë panel do të flasin Eliza Hoxha, Vjollca Krasniqi si dhe vajzat nga kolektivi Haveit.
Ndërkaq, ekzpozita “Burrneshat”, që është fryt i bashkëpunimit mes Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Këshillit Britanik, do të jetë e hapur deri më 24 shkurt të këtij viti. /Periskopi/