Artistët kunërshtojnë shkatërrimin e Valbonës
“Të mbrojmë tokën, ujin, ajrin, jetën”. Kjo është motoja e kundërshtimit të ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës, e cila do të bëhet përmes një maratone artistike apo proteste.
Pjesë e kësaj ngjarjeje, përveç muzikës, janë edhe: ekspozita pikturash, ekspozita fotografike, instalacione, lexime poezish, mbrëmje vallëzimesh të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto veprimtari do të duhet të jenë fitimprurëse, pa qëllim përfitimin, ku gjithsecili kontribuon me atë që i thotë ndërgjegjja e vet qytetare dhe artistike, në masën dhe formën që dëshiron dhe mundet.
Kjo përpjekje është e pavarur nga forca politike dhe do të shoqërohet vetëm nga flamuri i shqiptarëve.
Pjesë e kësaj iniciative mund të jenë të gjithë ata që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri, me tokë, ujë, ajër dhe jetë të pastër, pa plehra, pa ndotje.
Koncerti në Valbonë do të mbahet më 29 tetor, për të vazhduar më pas në Tiranë, më 30 të po këtij muaji.
Pjesë e këtij koncerti, përveç Elina Dunit dhe Eda Zarit, janë edhe artistët: Gent Rushi, Ilir Bajri, Linda Rukaj, Alban Nimani, Ermal Rodi, Olsa Papandili, Emijan Dhimo, Armend Xhaferi dhe DJ ODA.
Nisja nga Kosova do të bëhet përmes organizimeve të ndryshme, derisa detajet mund t’i gjeni ne rrjetin social Facebook me “Mos ma prek Valbonën”.