Arti Hajdari shpallet MVP i Ligës Unike

Arti Hajdari shpallet MVP i Ligës Unike

Xhiroja e gjashtë në Ligën Unike ka dhuruar ndeshje interesante.

Në katër duelet, fitore shënuan skuadrat nga Kosova, kurse rezultati më i ngushtë ishte i ndeshjes në Prizren, ku Prizreni 16 fitoi ndaj Teutës me rezultat 109:97, në një duel ku u vendos në çerekun e fundit.

Në këtë sfidë u dallua Arti Hajdari me 35 pikë, katër kërcime dhe katër asistime. Hajdari shënoi 12 pikë në periudhën e fundit, duke qenë vendimtar për skuadrën e tij.

Paraqitje të mirë kanë bërë edhe dy basketbollistët e Golden Eagle Yllit, Henrik Sirko dhe Gëzim Morina në duel ndaj Tirana Neptun. Sirko kontribuoi me 23 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Morina me 14 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime.

Peja mundi Vllazninë e Shkodrës në udhëtim 76:101, ku më i dalluari për pejanët ishte Stephen Maxwell me 23 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.

Rahoveci shënoi fitoren e dytë radhazi, duke mundur Kamza Basket me shifrat 98:56, ndërsa më i dalluari te Vreshtarët ishte Tyheim Monroe me 17 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

Shpërndaje në: