Arti amerikan i kohës së luftës shpaloset në ekspozitë

Arti amerikan i kohës së luftës shpaloset në ekspozitë

Ideja se arti mund të ndahet nga politika vazhdon të dëgjohet. Por arti nuk mund të ndahet nga politika.

Gjithë arti – qoftë ilustrativ, abstrakt, i profilit të lartë a të ulët – është i ngulitur në histori specifike politike dhe lidhjet e drejtpërdrejta mes tyre, ani pse nganjëherë të errëta, janë gjithmonë të pranishme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të tilla lidhje janë në fokus të ekspozitës “World War I and American Art” (Lufta e Parë Botërore dhe arti amerikan) e hapur në Akademinë e Arteve të Bukura në Pennsylvania.

Ekspozita panoramike e ka rrjedhën e narracionit të një dokumentari dhe në njëfarë forme edhe të cilësisë emocionale të dramës së gjallë. Lufta e Parë Botërore zgjati katër vjet të rëndë, nga 1914 deri më 1918 dhe Shtetet e Bashkuara që iu bashkuan asaj më 1917.

Shkurtësia e pjesëmarrjes në të ka bërë që amerikanët ta minimizojnë luftën, por kjo gjë nuk duhet bërë. Kjo luftë vuri modelin për Luftën e Dytë Botërore, atë të Vietnamit, e Irakut.

Shpërndaje në: