Arteta për Xhakën: Ai është person i veçantë, i drejtpërdrejtë, shumë i sinqertë dhe besnik
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i është referuar Granit Xhakës si një lojtar unik.
Xhaka është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë nën urdhrat e teknikut spanjoll, duke qenë lojtar kyç te “Topçinjtë”.
Gjatë një bisede me Jamie Carragher, Arteta ka lavdëruar lartë 30-vjeçarin, duke e quajtur si person shumë i drejtë dhe i pasionuar.
“Ai erdhi në parapërgatitje më në formë se kurrë. Dhe ai e dinte se nëse dëshiron ta dërgojë skuadrën në një nivel tjetër, duhet ta ndryshonte rolin në skuadër”.
“Ai është person i veçantë. Ai është shumë i drejtpërdrejtë, shumë i sinqertë dhe besnik. Shumë i pasionuar me atë që bënë. Prandaj kur ke dikë si ai, ti dëshiron ta mbrosh dhe ta përmbushni talentin që ka. Ka bërë disa gabime dhe ka mësuar nga to”.
“Por është përballur gjithmonë me fatkeqësi dhe vështirësi, dhe kurrë nuk ka ikur prej tyre. Dhe këtë mendoj se të gjithë trajnerët duan nga lojtarët tanë. Ju e dini që mund të mbështeteni tek ai. Dhe do të luftojë dhe do të thyejë muret për ju”, deklaroi Arteta.
Xhaka nën urdhrat e Artetas po dëshmon atë që nuk arriti ta tregojë nën urdhrat e Arsene Wenger ose Unai Emery.
Këtë edicion, shqiptari që përfaqëson Zvicrën ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin duke shënuar katër gola, si dhe dhuruar tre asistime.
Xhaka tashmë është duke u stërvitur me bashkëlojtarët në Dubai dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Arsenalit para Kupës së Botës, kundër West Hamit pas katër ditëve.