Arteta me lëvdata për portierin e ri të Arsenal: Tifozët do ta duan Ramsdale

Arteta me lëvdata për portierin e ri të Arsenal: Tifozët do ta duan Ramsdale

Mikel Arteta beson se portieri në ardhje i Arsenal, Aaron Ramsdale do të jetë në mesin e të preferuarve nga tifozët e skuadrës.

23 vjeçari po finalizon kalimin e tij në ‘Emirates Stadium’, ku ai do të dhurojë konkurrencë për gjermanin Bernd Leno.

Arteta pret që tifozët ta duan Ramsdale, me portierin e Sheffield që është shumë pranë zyrtarizimit si portier i Arsenal.

“Ka akoma disa dokumente për t’u finalizuar. Ai ka kryer testet mjekësore dhe ka disa gjëra që Sheffield duhet t’i zgjidh, kështu që duhet të presim”, ka thënë Arteta, transmeton Periskopi.

“Duhet t’i japim kohë (Ramsdale-it). Mendoj se ata (tifozët e Arsenal) do ta duan personalitetin e tij, karakterin dhe kualitetet që ka si portier. Mendoj se është portier i ri por me potencial të madh”, shtoi spanjolli.

Leno ka qenë portieri i parë i Arsenal në sezonet e fundit, por ai anash disa gabimeve të bëra kohë pas kohe, ka pasur telashe edhe me lëndime. /Periskopi/

Shpërndaje në: