Arteta me fjalët më të mira për Xhakën: “Shembull në fushë, luan fort edhe i lodhur”
Arsenal dje arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Leicester Cityt me shifrat 3-1 me përmbysje, duke mbajtur gjallë shpresat për të kapur një vend në Europa Legaue në sezonin e ardhshëm.
Pas ndeshjes Arteta kishte fjalë të mira për të gjithë, por specifikisht u ndal te grinta e Granit Xhakës. Trajneri e vlerësoi shumë atë që ai bën në fushë dhe faktin se dardani nuk e ul në asnjë moment ritmin, pavarësisht se ka luajtur më shumë se gjithë të tjerët dhe është i lodhur.
“Nëse duhet marrë një shembull në fushë për karakterin dhe për mënyrën si shkon drejt sulmit me atë vendosmëri, ai është Xhaka. Ai ka luajtur më shumë minuta se gjithë të tjerët, por vazhdon edhe kur është i lodhur.
Ai mundohet të ndihmojë skuadrën në mënyrën e duhur, ashtu siç bën edhe David Luiz”, shprehet Arteta.