Arteta flet pas transferimit të Jorginho: Jemi shumë të lumtur me nënshkrimin e tij

Arteta flet pas transferimit të Jorginho: Jemi shumë të lumtur me nënshkrimin e tij

Arsenali përforcoi mesfushën me nënshkrimin e Jorginhos, i cili nënshkroi për një sezon e gjysmë.

Trajneri Mikel Arteta u shpreh shumë i kënaqur që ka siguruar shërbimet e talentit italian:

“Jorginho është një mesfushor inteligjent, me aftësi drejtuese dhe përvojë të madhe në Premier League dhe jashtë saj. Jorginho tashmë ka fituar shumë në karrierën e tij, por ai është ende i uritur dhe i gatshëm të kontribuojë. Ne jemi shumë të kënaqur me të dhe ai është i mirëpritur në klub”, tha Arteta.

Chelsea e ka pranuar humbjen e largimin e mesfushorit, sepse po përpiqet të nënshkruajë me Enzo Fernandez.Shtypi anglez avancon se transferimi përfundoi në shifër prej 13.6 milionë euro.

Shpërndaje në: