Artan Nimani: Rahoveci me Kosovën Fituese 137, mbështetje masive për fitoren
![Artan Nimani: Rahoveci me Kosovën Fituese 137, mbështetje masive për fitoren](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artan-Nimani-Insajdeir.org_-e1738873435267-283x300.jpg)
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Artan Nimani, ka thënë se Rahoveci është rreshtuar përkrah Kosovës Fituese 137, duke ofruar mbështetje masive për fitoren.
Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e dhënë dhe theksoi se ky mbështetje është një dëshmi e besimit të qytetarëve në ekipin dhe vizionin për një Kosovë më të fortë.
“Rahoveci edhe një herë dëshmoi shpirtin e tij atdhetar, mikpritës dhe të vendosur për ndryshim!”, shkroi ai.
Ai falënderoi gjithashtu qytetarët për mbështetje personale, duke thënë :“Një falënderim i veçantë për përkrahjen e madhe që më keni dhënë edhe mua, me numrin 25 në listën fituese.”
Nimani siguroi qytetarët e Rahovecit se do të jetë zëri i tyre në parlament, duke premtuar se do të punojë me përkushtim për të drejtat dhe zhvillimin e Rahovecit dhe të Kosovës.
“Bashkë për Kosovën fituese!”, tha ai.