Artan Nimani: Kur Gjakova u rreshtua me 137, erdhi liria – 9 shkurt, dita e fitores për Kosovën!
Kryetari i Forumit Intelektual dhe kandidati për deputet, Artan Nimani sot ka mbajtur takim me qytetarët në qytetin e Gjakovës.
Nimani i cili në listën zgjedhore mban numrin 25 përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se është i përkushtuar të punoj në përmirësimin e jetës në Kosovë.
“Fitorja e koalicionit tonë është fitore për të gjithë-për popullin, për të ardhmen dhe për një Kosovë më të fortë. Më 9 shkurt, të bashkuar, ne do ta çojmë vendin tonë drejt suksesit dhe përparimit!”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Kur Gjakova u rreshtua me 137, erdhi liria – 9 shkurt, dita e fitores për Kosovën!
Nëndega e parë e Gjakovës ka qenë gjithmonë simbol i qëndresës dhe vizionit për një të ardhme më të mirë.
Me këtë frymë, më 9 shkurt, Gjakova do të dëshmojë edhe një herë mbështetjen për koalicionin fitues, duke garantuar progresin dhe forcimin e Kosovës në rrugën drejt NATO-s.
Unë me nr. 25 dhe lista fituese e kandidatve nga Gjakova janë zëri juaj për ndryshimin që të gjithë kërkojmë.
Jam i përkushtuar të punoj për përmirësimin e jetës në Gjakovë dhe në mbarë Kosovën, duke sjellë zgjidhje për sfidat me të cilat përballemi çdo ditë.
Fitorja e koalicionit tonë është fitore për të gjithë-për popullin, për të ardhmen dhe për një Kosovë më të fortë. Më 9 shkurt, të bashkuar, ne do ta çojmë vendin tonë drejt suksesit dhe përparimit!
Voto 137 dhe Nr. 25 – bashkë për një Gjakovë dhe Kosovë më të mirë!
Kur Gjakova u rreshtua me 137, erdhi liria – 9 shkurt, dita e fitores për Kosovën!
Nëndega e parë e Gjakovës ka qenë…
Posted by Artan Nimani on Friday, January 31, 2025