Artan Hoxha: Nuk ka raporte vëllazërore nëse ia merr lojtarin Kosovës, në të cilin investoi shumë

Artan Hoxha: Nuk ka raporte vëllazërore nëse ia merr lojtarin Kosovës, në të cilin investoi shumë

Gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Artan Hoxha ka folur për situatën e Brrutit, për të cilin tha se Shqipëria nuk do të humbte edhe po mos ta ftonte.

“Problem shumë të madh mes federatave. Ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës duket se e kanë një moskomunikim mes tyre. Kjo gjë duhej zgjidhur tash e disa vite. Shqipëria nuk do të pësonte humbje të madhe edhe po mos ta ftonte Brrutin”, tha ai.

Tutje, ai tha se nuk ka “raporte vëllazërore” nëse e dëmton vëllain.

“Shqipëria nuk po i fton lojtarët nga Shqipëria, por po e merr lojtarin nga Kosova. Ti po e dëmton vëllain, kjo nuk është vëllazërore. Ti po e merr futbollistin që e ka zhvilluar Kosova e ka investuar në atë. Cka po e pengon Kosovën të ftojë lojtarë nga Shqipëria, ka mundur edhe ta ftojë Gripshin”, shtoi Hoxha.

Shpërndaje në: