Artan Behrami i ftuar në vendlindjen e Thaçi
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka qenë mbrëmë i ftuar në vendlindjen e ish-presidentit Thaçi në Burojë të Drenicës.
Në këtë ngjarje ku kanë marrë pjesë kandidatët për deputet nga rajoni i Drenicës ishte i pranishëm ishte edhe ish-këshilltari i Thaçit Behrami, i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës.
Në një postim në Facebook, Behrami ka shkruar për takimin emocional me vendasit e Presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Drenicës!
“Thellësisht i nderuar me ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë! Buroja nuk është vetëm vendlindja e Hashim Thaçit, por është edhe vatër e UÇK-së dhe vendlindja e pavarësisë së Kosovës! Ajo së shpejti do të shndërrohet edhe në vendlindjen e fitores së PDK-së dhe të kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”, ka shkruar Behrami. Në fund të postimit Behrami ka rikthyer pyetjen dhe përgjigjen e famshme të Presidentit Thaçi, “Edhe? Dihet!”.
Ky është postimi i plotë i Behramit, i cili mban numrin 75 në listën e PDK-së: