“Art Plus”, për herë të parë ekspozitë në Stançiq (Video)

“Art Plus”, për herë të parë ekspozitë në Stançiq (Video)

Shoqëria e artistëve figurativë “Art Plus”, sot për herë të parë ka mbajtur ekspozitë në Stançiq, ku janë paraqitur punimet e piktorëve të saj.

Muedin Abazi, një prej organizatorëve dhe njëherësh pjesëmarrës i ekspozitës, ka thënë për KosovaPress se me hapjen e pikës kufitare në Stançiqi, ky event do të zgjerohet edhe në pjesën e Maqedonisë.

“Meqenëse gjendemi në Stançiq, është do më thënë pika kufitare me Maqedoninë, shpresojmë që me hapjen e kufirit me Maqedoninë, Shoqëria e Artistëve do të zgjerohet edhe në pjesën e Maqedonisë. Unë në këtë koloni kam para qitur katër piktura, të punuara nga akriliku dhe vaj, po ashtu kemi punuar edhe skica të ndryshme”, tha Abazi.

Behar Devqa, një ndër themeluesit e Shoqërisë artistike figurative “Art Plus” dhe iniciator i ekspozitës, theksoi se qëllim kryesor i tyre është që kjo ekspozitë të bëhet tradicionale.

Ai me këtë rast u ka bërë thirrje artistëve nga të gjitha trojet shqiptare që të jenë pjesë e kësaj ekspozite në të ardhmen.

Shpërndaje në: