Arsyetimi i Sveçlës për tenderët një burimor, Ramadani: Serbia dhe Hajnia kërcënuesit kryesor të sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, provoi të arsyetojë tenderët njëburimor me atë që në kohë luftërash e kërcënimesh të sigurisë globale, tenderët janë kësisoji të mbyllur dhe njëburimor që Serbia e Rusia të mos jenë të informuar me çka kontrakton e çka jo Kosova.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, duke se ia ka shtjelluar këtë logjikë Sveçlës, duke argumentuar se “assesi për të arsyetuar tenderimet ku dyshohet për keqpërdorime”.
Postimi i Ramadanit:
Siguria Kombëtare nuk është emocionale, ne mbrohemi gjatë tërë jetës!
Kjo nënkupton rritje të kapaciteteve vetanake dhe forcim të aleancave!
Duart e palara që futen në këto, shkurtohen! Herët ose vonë!
Ne mbrohemi gjatë tërë jetës. Edhe kur ka luftëra më afër, edhe kur nuk ka! Kur rrethanat rajonale e ndërkombëtare rëndohen, ne nuk duhet të keqpërdorim procedurat, por duhet të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe saktësi.
Secili shtet në sigurinë kombëtare planifikon në afate më të gjata dhe vepron në arritjen e objektivave të tillë.
Siguria kombëtare nuk trajtohet emocionalisht dhe nuk argumentohet duke u thirrë në luftëra nëpër botë. Rrethanat e tilla janë argumente për të zhvilluar kapacitetet vetanake të sigurisë dhe forcimim e aleancave.
Por, assesi për të arsyetuar tenderimet ku dyshohet për keqpërdorime!
Aty duart e palara shkurtohen!
#Serbia dhe #Hajnia kërcënuesit kryesorë të sigurisë sonë!