Arsyetimet banale të Griezmannit për barazimin kundër Hungarisë, do t’iu bëjnë ta godisni murin me kokë

Arsyetimet banale të Griezmannit për barazimin kundër Hungarisë, do t’iu bëjnë ta godisni murin me kokë

Franca nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 kundër Hungarisë në Euro 2020.

“Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të pranisë së tifozëve. Ne e kishim humbur zakonin për të luajtur në një stadium të plotë. Nuk e gjetëm njëri-tjetrin.”

“Fusha ishte e thatë, e nxehtë dhe e rëndë – shtoi sulmuesi i Barcelonës, i cili shënoi golin e barazimit. – Ne ishim të bllokuar, nuk dinim si t’i shfrytëzonim mundësitë tona. është një Europian me ekipe të shkëlqyera dhe lojtarë me kualitet. Ishte e vështirë edhe kundër Hungarisë. Ne e dinim që nuk ishte një grup i lehtë, ne duhet të pushojmë dhe të rikuperojmë forcat kundër Portugalisë. Por unë kam besim, ne duhet të vazhdojmë të punojmë “.

“Ne mund të kishim luajtur me vendosmëri, padyshim që do të duhej ta përballonim ndeshjen ndryshe”, ishte komenti i trajnerit Didier Deschamps. “Ne kishim disa mundësi të mira, veçanërisht në pjesën e parë – shtoi ai – Ne mund dhe duhet të kishim shënuar. Kishim mundësi të tjera, por nuk mjaftuan.”

Shpërndaje në: