Arsyet se pse nuk duhet t’i konsumoni pijet energjike
Herën tjetër kur ju doni të merrni më shumë energji, mendoni përpara se të bleni pije energjike.
Konsumimi i tepërt i këtij lloji të pijeve është i dëmshëm për shëndetin.
Në vend që të mbështeteni në sheqer dhe kafeinë për t’ju ndihmuar të tejkaloni një ditë të ngarkuar me punë, përpiquni të ecni ose të pini vetëm ujë për një energji të qëndrueshme.
Më poshtë gjeni disa nga efektet negative të konsumimit të pijeve energjike, transmeton Klan Kosova.
Stres dhe nervozë
Njëra prej arsyeve më të rëndësishme se pse nuk duhet të konsumoni këto pije është fakti se konsumimi i tyre shkakton nervozë dhe stres.
Madje keni parasysh se disa prej pijeve energjike përmbajnë sasi shumë më të lartë të sheqerit dhe kafeinës se sa shkruhet në etiketë.
Sasia e lartë e kafeinës shton stresin kronik dhe rrahjet e shpeshta të zemrës.
Sasi e lartë e sheqerit
Këto lloj pijesh përmbajnë sasi të lartë të sheqerit. Disa prej tyre dihet se përmbajnë edhe deri 15 lugë kafeinë.
Kjo mund të bëjë që ju të dehidroni, të keni sistem imunitar më të dobët dhe të fitoni shumë peshë.
Ndryshimet në disponim
Studimet kanë treguar se personat që konsumojnë pije energjike kanë një nivel të ulët të serotininës që ndryshe njihet si hormoni i lumturisë.
Kur niveli i këtij hormone është i ulët atëherë njerëzit kanë disponim të ndryshueshëm, përballen me depresion dhe shenja të nervozizmit.
Pagjumësia
Edhepse pijet e tilla do të ju ndihmojnë të keni më shumë energji dhe të përfundoni më lehtë dhe shpejt punët tuaja, nuk do t’iu ndihmojë për një gjumë të mirë.
Pijet e tilla mund t’iu shkaktojnë lodhje, rrahje të shpeshta të zemrës dhe problemi me gjumin.