Arsyet se pse njerëzit e suksesshëm vishen me rroba të njejta

Arsyet se pse njerëzit e suksesshëm vishen me rroba të njejta

Ajo se çfarë e bën më intriguese këtë gjë është se njerëzit e suksesshëm janë të dhënë pas këtij trendi, duke veshur rroba të njejta në mënyrë që ato të bëhen pjesë e imazhit të tyre.

Ja disa fakte të tjera që tregojnë se pse njerëzit e suksesshëm janë të dhënë pas këtij trendi:

1. Më pak vendime

Për njerëzit të cilët marrin vendime të rëndësishme çdo ditë, duhet shmangur zgjedhjen e rrobave gjë që i lejon ata të kenë produktivitet mendorë më të mirë gjatë ditës.

2. Nuk ka më humbje kohe

Nuk e vërejmë se sa barrë e madhe janë rrobat të cilat nuk i veshim asnjëherë deri në momentin kur t’i pastrojmë ato nga dollapet tona. Pastaj është më e lehtë zgjedhja e veshjeve pasi të kemi shumë më pak veshje, transmeton gazetametro.net.

3. Shumë më pak stres

Pasi të zbuloni disa nga veshjet tuaja më të mira dhe më të rrehatshme, nuk do t’a keni më të vështirë dhe as stresuese mëngjesin kur duhet të bëheni gati për punë!

4. Nuk humbni energji

Christopher Nolan ka krijuar disa nga filmat më të suksesshëm në shekullin 21’të sipas Neë York Times dhe tha se është një humbje e energjisë zgjedhja e veshjeve çdo ditë. Nolan tha se veshjet e kërkojnë më shumë mirëmbajtje.

5. Ikonike

Alice Gregory është shkrimtare që jeton në Neë York dhe vitin e kaluar ajo tha se veshja e një uniforme mund të quhet ikonike dhe se veshja e një veshje të njejtë çdo ditë është mënyra më e mirë për të pohuar statusin tuaj si protagonist.

6. Shumë më pak harxhime

Në garderobën tonë kemi plot veshje dhe këpucë të cilat nuk i kemi veshur asnjëherë. Në vitin 1930 një femër ka poseduar nëntë veshje të kombinuara njëra me tjetrën. Kurse tash rreth 30’të e më shumë.

Shpërndaje në: