Arsyet pse njerëzit më të pasur vishen thjeshtë

Arsyet pse njerëzit më të pasur vishen thjeshtë

Njerëzit e pasur nuk duken të pasur kur u hedh vetëm një vështrim. Madje, statistikisht, ata që nuk konsiderohen të pasur vishen më mirë se ata që janë vërtet. Ja pse:

Për t’iu shmangur një vendimi

Kur merr me dhjetëra vendime me rëndësi gjatë ditës, shanset janë, që me kalimin e kohës do të lodhesh e do të marrësh vendime të gabuara. Për të mos i shtuar kësaj lodhjeje, njerëzit e pasur i shmangen pyetjes “çfarë të vesh sot?” Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, foli dikur mbi këtë çështje: “Po ta vini re, vesh vetëm kostume blu ose të gri. Po përpiqem të kursej vendimet e gabuara. Nuk dua të marr vendime mbi veshjet apo drekën. Kam gjëra më të rëndësishme për të vendosur.”

Për të kursyer kohë

Mark Zuckerberg kaloi nga student trokë në multi-miliarder kur shpiku Facebook. Sot, Zuckerberg vlen më shumë se 71 miliardë dollarë, por po ta shihni në rrugë, pa e ditur si duket, s’do t’ju shkonte kurrë ndërmend se është aq i pasur. Në garderobën e tij ka vetëm bluza gri. Ngaqë nuk duhet të shqetësohet për veshjen, ai kursen kohë dhe e dimë të gjithë që koha është para.

Për të krijuar një imazh

Steve Jobs krijoi një nga kompanitë më fitimprurëse dhe më të suksesshme në botë, Apple Inc. Jo vetëm që e themeloi, shërbeu si president dhe CEO i Apple, Jobs ishte edhe CEO dhe aksioneri më i madh i Pixar dhe anëtar i bordit në Walt Disney.

Steve ka stil të paharrueshëm: një golf të zi dhe xhinse blu. Imitohet lehtësisht, nuk harrohet dhe kushton pak. Krijimi i një stili personal nuk është me rëndësi vetëm për njerëzit e famshëm dhe modelet, por edhe për miliardrët. Një uniformë përcjell pjekuri.

Për të shpenzuar me zgjuarsi

Një miliarder s’do të ishte bërë miliarder nëse do të kishte shpenzuar para për sende pa rëndësi si veshjet. Nuk do të kishin fituar shuma të jashtëzakonshme nëse do të shpenzonin si njerëz të zakonshëm. Një familje mesatare amerikane shpenzon 3.8% të të ardhurave në veshje çdo vit. Imagjinoni sikur Bill Gates apo të tjerë si ai të shpenzonin 3.8% të fitimeve vetëm në veshje. Një miliarder shpenzon vetëm për të blerë gjëra që ia kthejnë mbrapsh kostot.

Shpërndaje në: