Arsyet pse gratë shtiren sikur kalojnë në orgazëm dhe pse NUK duhet ta bëjnë!

Arsyet pse gratë shtiren sikur kalojnë në orgazëm dhe pse NUK duhet ta bëjnë!

Një grua zakonisht shtiret se po përjeton orgazmën sepse nuk gjen një mënyrë për të komunikuar me partnerin dhe për t’i thënë çfarë “nuk po shkon”. Ajo mund të mendojë se është faji i saj ose thjesht nuk do t’i lëndojë egon partnerit. Në çdo rast, me përjashtime shumëëë të rralla, nuk është kurrë ide e mirë ta zgjasësh “mashtrimin”.

Nëse jeni partner i një gruaje që thjesht nuk po e arrin orgazmën pavarësisht përpjekjeve, inkurajojeni atë. Provoni t’i thoni “më trego çfarë do” ose “më thuaj ku dëshiron të prekesh”. Ndoshta kjo është pikërisht ajo për të cilën partnerja ka nevojë. Ia vlen ta provoni!

Sado klishe tingëllon, është e vërteta e vetme: Komunikimi është celësi!

Kështu, nëse nuk flisni për një nga gjërat më themelore të jetës në cift, gjërat nuk do të vijnë duke u përmirësuar. Nëse mendoni se partneri po bën diçka gabim ose jo ashtu siç ju do të donit, provoni t’i thoni atij se çfarë doni saktësisht, por evitoni fjalët që do të nënkuptonin se ai “gaboi”.

Së fundmi, bëhuni pak egoistë dhe mendoni për veten: Pse duhet të shtireni, kur keni mundësi të provoni ndjesi të vërteta? Kur ta mendoni këtë, ndoshta gjërat do të ndryshojnë dhe ju do të jeni më të hapur ndaj një komunikimi, që në fund të fundit, thjesht sa do t’ju shtojë kënaqësinë.

Për më tepër, të flasësh për seksin dhe veçanërisht të dëgjosh nga partneri/ja se çfarë i pëlqen, mund të jetë një nga paralojat më interesante!

Burimi: Psychology Today

Shpërndaje në: