Arsyet pse duhet të konsumoni gështenja gjatë vjeshtës
Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë një produkt mjaft i përdorur në sezonin e vjeshtës. Përpos shijes së mirë, ato kanë edhe një numër të madh të benefiteve për shëndetin tonë.
Gështenjat janë të pasura me vitamina, minerale dhe i bëjnë shumë mirë lëkurës dhe shëndetit të zemrës. Ato përmbajnë minerale siç janë: hekuri, kalciumi, kaliumi, bakri dhe mangani. Gjithashtu ato përmbajnë vitaminë E, C, K dhe vitamina të grupit B.
Në vetëm 100 gramë të gështenjave gjenden 165 kalori dhe 37 gramë karbohidrate. Ato përmbajnë shumë vitaminë C, e cila ndihmon sistemin imunitar në luftimin e infeksioneve dhe inflamacioneve në organizëm. Përpos këtyre benefiteve, gështenjat janë aleatë të mirë të lëkurës. Të pasura me vitaminë A dhe C, ato favorizojnë prodhimin e kolagjenit, që ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të indeve të lëkurës.
Zemra është një organ tjetër, që ka përfitime nga konsumimi i gështenjave. Falë kaliumit që ato përmbajnë sistemi kardiovaskular do të jetë më i shëndetshëm, dhe mundësohet qarkullimi më i mirë i gjakut.
Disa përfitime të tjera, që gështenjat kanë janë: forcojnë sistemi imunitar, ulin nivelin e kolesterinës në gjak, mbështesin zhvillimin e florës bakterale të mirë, promovojnë sistemin tretës, dhe janë burim i mirë i energjisë.