Arsyet pse duhet ta filloni mëngjesin me kafe
Kafeja sjell disa të mira Kafeja është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.
Para se të leni kafen e mëngjesit, ju kujtojmë disa të mira nga kjo pije e dashur për shumë njerëz.
1) Është e pasur me anti-oksidantë: sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.
2) Aroma e kafes ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.
3) Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pinë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.