Arsyet pse Avokado po “përjashtohet” nga menytë e lokaleve të famshme

Periskopi.com Shëndeti

Avokado është bërë një përbërës kryesor në pjatat e mëngjesit e të drekës, dhe po ashtu pjesë e fotografive me ushqim që qarkullojnë në Instagram në baza ditore.

E derisa shumë njerëz nuk mund të imagjinojnë të jetojnë pa frutin e jeshiltë, një numër i lokaleve të “modës së fundit”, ku të famshmit ushqehen, kanë filluar ta largojnë atë nga menytë e tyre për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Wild Cafe Strawberry, në Peterley Manor Farm në Buckinghamshire, shpërndau një post në faqen që ka në Instagram në fillim të kësaj jave duke shpjeguar pse kishte vendosur të ndalonte avokadon në kuzhinën e saj.

“Që nga sot, ne nuk do të shërbejmë më avokado në. Kjo nuk është shaka”, thuhet në postim.

Lokali pastaj vazhdoi të shpjegojë arsyet e shumta pas vendimit, duke përfshirë sezonalitetin, distancën që avokado udhëton kur ato janë të importuara nga vendet më tropikale dhe qëndrueshmërinë e frutit dhe sa kjo ndikon në shëndet.

Shpërndaje në: