Arsyet e rënies së flokut
Është e vërtetë se meshkujt janë më të predispozuar që përballen me rënie të flokëve sesa gratë. Megjithatë, ky fenomen ndodh tek të dyja gjinitë dhe ka disa arsye.
Arsyet mund të jetë nga mungesa e disa vitaminave esenciale në ato më komplekse, por edhe nga gjendja bazike shëndetësore.
Në shumë raste ka mënyra për të trajtuar rënien e flokut, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. E gjitha varet nga shkaku.
Këto janë disa nga arsyet pse iu bien flokët:
Stresi fizik
Çdo lloj traume fizike, një aksident me makinë, ose një sëmundje e rëndë, madje edhe ajo e gripit mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve. Kjo mund të shkaktojë një lloj rënie të flokëve të quajtur effluvium telogen. Flokët kanë një cikël të programuar të jetës: një fazë të rritjes, fazën e pushimit dhe fazën e rënies. “Kur ju keni një ngjarje me të vërtetë stresuese, ajo mund të shtyjë përpara fazën e rënies “, shpjegon Marc Glashofer dermatolog në Neë York City. Humbja e flokëve shpesh bëhet e dukshme nga tre deri në gjashtë muaj pas traumës, transmeton KosovaPress.
Çfarë duhet të bëni: Lajmi i mirë është se flokët do të fillojnë të rriten përsëri pasi trupi juaj të rimëkëmbet.
Shtatzënia
Është shembull i llojit të stresit fizik që mund të shkaktojë humbjen e flokëve. Rënie e flokëve më shumë ndodh pas lindjes së bebes. “Procesi i lindjes është shumë traumatik”, thotë Dr. Glashofer.
Çfarë duhet të bëni: Nëse e përjetoni rënien e flokëve pas lindjes ose gjatë shtatzënisë, jeni të sigurt se flokët tuaj do të rriten përsëri në disa muaj. “Kjo është një gjë normale “, thotë Dr. Glashofer.
Mungesa e proteinave
Nëse nuk merrni proteina të mjaftueshme trupi mund të reagojë duk penguar procesin e rritjes së flokëve, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.
Kjo mund të ndodhë rreth dy deri në tre muaj pas moskonsumimit të proteinave, thonë ata.
Çfarë duhet të bëni: Hani ushqime që kanë më shumë burime të proteinave, duke përfshirë peshq, mish dhe vezë.
Ndryshimi i hormoneve të meshkujve në bazë të moshës
Rreth dy nga tre meshkuj përjetojnë rënie t flokëve nga mosha 60 vjeç, dhe arsyeja kryesore është kombinimi i gjeneve dhe hormoneve seksuale mashkullore.
Çfarë duhet të bëni: Ka kremra të tilla si minoxidil (Rogaine) dhe ilaçe që mirren në mënyre orale, finasteride (Propecia) që mund të ndalojnë rënien e flokëve, madje mund të stimulojnë edhe rritjen e tyre.
Tjetër metodë është edhe kirurgjia e transplantit të flokut.