Arsyeja se përse djersiteni shumë, madje edhe gjatë stërvitjeve të shkurta
Keni përfunduar ndonjëherë ndonjë ushtrim 20-minutësh dhe e keni gjetur veten të mbuluar me djersë – pavarësisht se nuk jeni munduar edhe aq shumë?
Mos u stresoni, pyetja se përse djersiteni kaq shumë është mjaft e zakonshme, ndërkaq më poshtë ju sjellim përgjigjen.
Përse djersitem kaq shumë?
Fillimisht duhet ta keni parasysh se kjo nuk ka të bëjë me formën fizike që e keni.
Djersitja është thjeshtë funksion i sistemit të trupit që merret me rregullimin e temperaturës.
Aq më shumë që djersiteni, aq më efikas është trupi juaj në aspektin fiziologjik.
Në fakt, djersitja është indikator se ju e keni nxitur konsumimin e oksigjenit pas stërvitjeve, i cili është procesi që e rikthen trupin në shkallën pushuese të funksionit metabolik, duke u siguruar që të vazhdoni të digjni kalori edhe pasi t’i keni përfunduar ushtrimet fizike.
Prandaj, është mirë të qëndroni tërë kohën të hidratuar.