Arsyeja përse fëmijët duhet të flenë në orën 21:00

Arsyeja përse fëmijët duhet të flenë në orën 21:00

Gjumi është elementi i rëndësishëm i rritjes së fëmijëve, dhe sa më shumë orë të flenë, aq më mirë është për të vegjëlit.

Mjekët këshillojnë që fëmijët të flenë maksimumi në orën 9 të mbrëmjes.

Nëse fëmijët rrinë deri vonë dhe shkojnë në gjumë në mesnatë, atëherë koha për prodhimin e hormonit të rritjes është në zbritje.

Veç kësaj, studimet kanë treguar se fëmijët që flenë gjumë më shumë janë më produktivë, më të përqendruar, më të mirë në aftësinë e të menduarit dhe absorbimin e informacioneve.

Gjumi i dobët ose i pamjaftueshëm mund të çojë në ndryshime humori në sjellë të tilla si problemet konjitive në të mësuar dhe ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder). ADHD është një çrregullim mendor që shkakton luhatje drastike të nivelit të përqendrimit dhe hiperaktivitetit.

Gjithashtu, fëmijët të cilët bëjnë gjumë të mirë dhe të plotë, rrezikojnë të preken më pak nga sëmundja e e Alzheimer-it gjatë rritjes.

Shpërndaje në: